0030 210 33 18 483

Tsipras përcjell mesazhe optimiste për të ardhmen e ekonomisë greke

Tribuna 07 Dhjetor 2017

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka përcjellë një mesazh optimizmi për “të nesërmen”, nga tribuna e konferencës ndërkombëtare të Dhomës Greko-Amerikane të Tregtisë, në Athinë. Tsipras tha se tregjet financiar kanë hapur “dritën jeshile” për daljen përfundimtare nga programi i shpëtimit në verën e vitit të ardhshëm. “Zhvillimi ekonomik po rikthehet, bashkë me të edhe investimet dhe dalja nga kriza krijon që nga 2019-a, hapësirën e nevojshme fiskale për uljen e koeficentëve tatimorë”, theksoi Tsipras. “Jam në pozitën e lumtur t’ju deklaroj, pa asnjë ekzagjerim, se ora e ekonomisë greke më në fund mbërriti dhe me këtë sinkronizohen zhvillime pozitive që krijojnë optimizëm dhe shënojnë ndryshimin pozitiv për të cilin po punojmë tash tre vjet”, deklaroi kryeministri Tsipras. “Strategjia jonë i dha frytet e veta, mundi i popullit grek po ze vend dhe madje me karateristika të qëndrueshme, që garantojnë se vendi po kthen përfundimisht faqe”, vazhdoi Tsipras. “Sipas të dhënave të fundit, ekonomia jonë pati për herë të parë ritme pozitive zhvillimi për tre tremujorë rresht, gjë që kishte pa ndodhur që në vitin 2006”, shtoi kryeministri. Papunësia nga niveli i saj më i lartë në vitin 2014, është ulur sot me të paktën 7 njësi, me krijimin e rreth 300.000 vendeve të reja të punës dhe është afër rënies në nivelin 20%, deklaroi kryeministri Tsipras. “Me këtë dinamikë pozitive do të futemi në vitin e ri dhe rrjedhimisht 2018-a do të jetë me të vërtetë një vit-kyç për Greqinë dhe ekonominë greke. Vendi do të lejë mbrapa një epokë historike dhe do të futet në ditën e re me ritme të fuqishme zhvillimi, i rilindur dhe me besim në forcat e veta”, ka thënë Tsipras. Kryeministri grek vazhdoi duke thënë se synimi i qeverisë është që “rezultatet pozitive të kalojnë edhe në shoqëri, me trajtën e vendeve të punës të mirëpaguara dhe struktura të forta të mbrojtjes sociale. Dhe kjo mund të bëhet vetëm mbi baztën e një modeli t ri e të drejtë prodhimi dhe paralelisht me thellimin e reformave progresive”, theksoi Aleksis Tsipras.

Ndaje me miqte