Tsipras premton një pension shtesë për 16 milionë pensionistë
TRIBUNA
09 Dhjetor 2016
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se qeveria do të japë brenda dhjetorit një pension shtesë për 1,6 milionë pensionistë, të ardhurat e të cilëve janë të ulëta.
Në një mesazh televiziv drejtuar qytetarëve, Tsipras gjithashtu deklaroi se do të pezullohet rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), për gjithë ata ishuj që “gjenden në vijën e parë” të krizësa së refugjatëve.
Kryeministri grek tha se vendi ndodhet “në metrat e fundit të maratonës” për daljen nga kriza. “Në çdo hap që hedhim drejt normalitetit, ne do të korrigjojmë padrejtësitë që u bënë vitet e fundit”, theksoi Tsipras.
Sipas kryeministrit grek, nga buxheti i shtetit do të disponohen 617 milionë euro për të ndihmuar më shumë se 1,5 milionë pensionistë, vlera e pensionit të të cilëve është më pak se 850 euro më muaj.
Gjithë këto para do të dalin nga suficiti primar që ka arritur shteti grek për këtë vit.
Tsipras theksoi se angazhimi i qeverisë është që çdo euro që tepëron t’u jepet qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë më shumë nevojë. Në këtë kuadër, kryeministri grek përsëriti premtime më të hershme, si përfshirja e 2,5 milionë personave pa siguracion në dhënien falas të shërbimeve shëndetësore dhe farmaceutike, si dhe shtimi me disa mijëra vetë i personelit të spitaleve shtetëtore.
Asistenca më e ulët që do të jepet, do të jetë 300 euro, ndërsa për disa kategori,. Vlera do të tejkalojë të 800 eurot. Mbështetja do të jepet nga poshtë lart, çka do të thotë se p.sh., një pensionit me të ardhura 600 euro në muaj do të marrë më shumë asistencë, nga sa një pensionist me të ardhura 700 euro.
Paralelisht, kryeministri bëri të ditur se do në ishujt që kanë marrë përsipër barrën më të madhe të krizës së refugjatëve do të pezullohet njësimi i koeficewntëve të TVSH-së me ato të pjesës kontionentale. Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, këto ishuj janë Lesvos, Hios, Samos, Kos dhe ishujt të tjerë të largët.
Tsipras tha se pezullimi do të vlejë deri sa të marrë fund kriza e refugjatëve.
Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, i ka cilësuar si gënjeshtra. “Zoti Tsipras po prezantohet si një kryeministër në largim. I trembur nga indinjata shoqërore, po përpiqet të gënjejë sërish, kësaj here pensionistët”, ka komentuar partia më e madhe opozitare menjëherë pas mesazhit të shefit të qeverisë.
Sipas analistëve, premtimet e tanishme të kryeministrit mund të vështirësojnë negociatat që po zhvillohen midis qeverisë greke dhe kreditorëve, në kohën që ende nuk është finalizuar inspektimi i dytë i programit të shpëtimit të Greqisë.
Burime nga Brukseli kanë thënë se Komisioni Europian nuk është informuar për premtimet që bëri kryeministri në mesazhin televiziv.
Por sipas gazetës Kathimerini, burime qeveritare insistojnë se premtimet “janë brenda kuadrit të që parashikohet në marrëveshjen me kreditorët që Athina ka nënshkruar në verë të 2015-s.
Ndaje me miqte