Tsipras prezanton akset për rindërtimin e shtetit social
TRIBUNA
27 Korrik 2016
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një mbledhjeje të këshillit qeveritar të politikës ekonomike, ka prezantuar të mërkurën akset për rindërtimin e shtetit social në Greqi.
Tsipras e ka nisur fjalimin e tij me një sulm kundër “sistemit të vjetor politik”. “Greqia ishte kavia për epskerimentet e neo liberalëve në Europë dhe sistemi i vjetër politik ishte i gatshëm të pranojë eksperimentin e plaçkitjes sociale... la një mazhorancë sociale të pambrojtur përballë vorbullës së krizës ekonomike”, vuri në dukje kryeministri grek.
Posaçërisht, Tsipras tha që megjithëse numri i të papunëve dhe i të varfërve u rrit në mënyrë të rrufeshme për shkak të masave shtrënguese, shpenzimet buxhetore sociale u shkurtuan po rrufeshëm.
“Me të ardhura të pakta vendosëm të rritim buxhetin social dhe në 2016 bëmë një rishpërndarje të fondeve duke dhënë 823 milionë euro më shumë për shpenzime sociale”, shtoi tsipras, duke pranuar ndërkaq se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të mbuluar tërësinë e nevojave sociale. Por ai sqaroi se shpreson që fondet të rriten edhe më, krahas rritjes së zhvillimit ekonomik.
Duke përshkruar shtyllat e betejës, siç tha, për shtetin social, Tsipras tha ndër të tjera se objektivi ësht që të krijohet një sistem i kompletuar për kujdesin shëndetësor parësor. Dhe ky është aksi i parë për rindërtimin e shtetit social.
Ai vuri gjithashtu në dukje se vetëm me AMKA-n, numrin e siguracionit, çdo qytetar, pavarësisht nëse ka apo siguracion, do të mund të përfitojë shërbimet nga cilado strukturë e sistemit shëndetësor publik.
Sipas kryeministrit, aksi i dytë ka të bëjë me sigurimet shoqërore. Tsipras përsëriti se qeveria arriti të mbrojë pensionet kryesore. Gjithashtu, u sanksionua pensioni kombëtar, ndërsa u garantua e drejta për sigurime shoqërore edhe për ata që u përfshinë tani vonë në tregun e punës.
Aksi i tretë është rrjeti i mbrojtjes së shtresave të dobëta. Tsipras iu referua kompensimit social të solidaritetit, që doi të fillojë të jepet për të gjithë në vitin 2017. Ai solli në kujtesë të publikut faktin se një numër i madh qytetarësh në nevojë përfitojnë falas energji elektrike dhe ujë, dhe se të papunët qarkullojnë po ashtu falas me mjetet e transportit publik.
Aksi i katërt lidhet me mbrojtjen e të drejtave të punës. Synimi ynë kryesor është të përmbysim anaomalinë aktuale në marrëdhëniet në punë, tha Tsipras, duke shtuar se të gjithë e kuptojnë që zhvillimi ekonomik nuk ka për të ardhur përmes shkatërrimit të marrëdhënieve në punë. Synimi ynë është gjitashtu që të rikthehen kontratat kolektive të punës dhe të mos liberalizohen pushimet nga puna, vazhdoi Tsipras duke shtuar se gjithë këto do t’i mbrojmë me sukses në negociatat që do të kemi me kreditorët në vjeshtë”.
Akti i pestë ka të bëjë me riorganizimin e programeve për luftimin e papunësisë. “Papunësia ka rënë, nga 26% në 23%, por e dimë që kemi ende shumë rrugë përpara”, theksoi Tsipras.
Aksi i gjashtë është politika e strehimit. Kryeministri tha se u arrit që të mbrohet banesa e parë (nga sekuestrimi në rast se nuk shlyhet rregullisht kredia). Kryeministri gjithashtu njoftoi se po krijohet një ent shtetëror për strehimin, që do t’u ofrojë banesë shtresave të dobta.
Aksi i shtetë është arsimi. Kryeministri tha se, pas 8 vjetësh, po krijohet shkolla të reja speciale dhe klasa integrimi, me qëllim që t’u ofrohet mundësia për mësim dhe integrim nxënësve me aftësi të kufizuara apo me nevoja të posaçme arsimore, në një mjedis të përshtatshëm, në të gjithë vendin.
Gjithashtu në muajin shtator do të fillojë përpjekja për integrimin në sistemin arsimor grek të gjithë fëmijve të refugjatëve që ndodhen në Greqi.
Ndaje me miqte