Tsipras reagon pas ndërprerjes së negociatave: &ldquoNuk duhet të varrosim demokracinë europiane&rdquo
15 Qershor 2015
Për “marifete politike” nga ana e institucioneve dhe “fiksimin e tyre në reduktimin e pensioneve”, flet kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në një deklaratë që publikohet në të përditshmen “Efimerida ton Syntakton” të hënën.
Duke u dërguar kreditorëve mesazhin se nuk duhet të “marrin si dobësi dëshirën tonë të sinqertë për zgjidhje dhe hapat që kemi bërë për të eliminuar mosmarrëveshjet”, Tsipras ka reaguar ndaj ndërprerjes së negociatave në Bruksel, që u njoftua të dielën në mbrëmje.
“Vetëm marifete politike mund të dallojë ndokush në fiksimin e institucioneve për reduktime të reja në pensionet pas pesë vjetësh plaçkitje prej memorandumeve. Qeveria greke paraqitet në negociata me plan dhe kundërpropozime të argumentuara. Do të presim me durim derisa institucionet t’i kthehen realizmit”, thekson Tsipras.
Dhe shton:
“Mirëpo, nëse disa e marrin si dobësi, dëshirën tonë të sinqertë për zgjidhje dhe hapat që kemi bërë për të eliminuar mosmarrëveshjet, le ta mendojnë mirë: Ne nuk mbartim mbi supe vetëm një histori të rëndë betejash. Ne mbartim në shpatullat tona dinjitetin e një populli por edhe shpresën e popujve të Europës. Eshtë shumë e rëndë kjo peshë, që ta injorojmë. Nuk është çështje fiksimi ideologjik: është çështje demokracie.
Nuk kemi të drejtën që ta varrosim demokracinë europiane në vendin që u lind”, përfundon deklarata e kryeministrit grek.
Tribuna
Ndaje me miqte