Tsipras rikompozon qeverinë krijohet ministria e emigracionit
TRIBUNA
04 Nentor 2016
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kryer një rikompozim të qeverisë së tij, që u komunikua vonë mbrëmjen e të premtes. Rikmpozimi është një përpjekje që në shikim të parë synon përshpejtimin e negociatave me kreditorët.
Për këtë arsye është larguar nga kabineti ministri i marinës Theodoros Dritas, ndërsa ka ndërruar post ministri i energjisë Panos Skurletis. Që të dy këta kishin shprehur kundërshtime të ashpra për planin e privatizimeve.
Edhe tre ministra të qeverisë së mëparshme, ai i arsimit, i drejtësisë dhe ministri kulturës janë lënë gjithashtu jashtë këtij kompozimi të ri.
Në postet e tyre kanë qëndruar ministri i financave, Tsakalotos, ministri i jashtëm Kotzias dhe ministri i mbrojtes, Kamenos.
Bie në sy “ulja” e ministrit të punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Katrungalos, që ditët e fundit ishte në qendër të kritikave të opinionit për reduktimet e reja në pensionet.
Aleksis Tsipras u ka dhënë postin e zëvendësministrit për diasporën aleatëve të vet në qeveri, Grekëve të Pavarur, që kanë një sensibilitet të veçantë për çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.
Në qeverinë e re, që do të ketë 48 ministra dhe zëvendësministra, janë shtuar disa dikastere të reja. Mes tyre, edhe ministria e politikës së emigracionit, që krijohet për herë të parë me staturën e një dikasteri të pavarur. Në krye të kësaj ministri do të vazhdojë ministri alternat i politikës së emigracionit, Janis Muzalas.
Qeveria e re do të kryejë betimin të shrunën, në orën 13,00.
Opozita: “Riciklim i dështimit”
“Pas shumë përpjekjesh, zoti Tsipras bëri një rikmpozim -riciklim të të njëjtëve persona të konsumuar që qeverisë së dështuar të tij”, shënon në komentin e parë, menjëherë pas komunikimit të përbërjes së qeverisë re, zëdhënësi i partisë më të madhe të opozitës, Demokracia e Re (ND), Jorgos Kumutsakos.
“Kryeministri krijoi dhe disa ministri të reja me qëllim që të rregullojë miqtë e tij të ngushtë. Për Greqinë dhe për qytetarët nuk ka asnjë perspektivë nga kjo qeveria e rrezikshme. Nevoja për ndryshim politik bëhet edhe mnë e fuqishme”, përfundon reagimi i zëdhënësit të ND.
Ndaje me miqte