Tsipras takohet me kryeministrin francez Valls shtysë e re në marrëdhëniet dypalëshe
03 Qershor 2016
Kryeministrat e Greqisë e të Francës, që u takuan në Athinë, kanë nënshkruar një hartë rrugore, që e kanë cilësuar si një “marrëdhënie strategjike partneriteti”, pasi parashikon zhvillimin e marrëdhënieve greko-franceze në një sërë sektorësh të ekonomisë, të politikës, diplomacisë, arsimit, shkencës, turizmit, sigurisë në nivel dypalësh dhe global.
Pas tri orësh bisedimesh që filluan me takimin kokë më kokë të dy kryeministrave dhe u finalizuan me pjesëmarrjen e të dy delegacioneve, Tsipras e Valls theksuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe.
Në deklaratat e tyre, kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe ai francez, Manuel Valls, kanë theksuar se një fazë e re fillon për marrëdhëniet Athinë-Paris.
Duke i mëshuar këtij mesazhi, kryeministri francez u bëri thirrje kompanive franceze: “Ejani të investoni në Greqi”. Në të njëjtën kohë ai shprehu mbështetjen e plotë të Parisit ndaj Athinës në çështjen e refugjatëve, dhe bëri të ditur vendimin e qeverisë francze që Franca të akomodojë çdo muaj rreth 400 refugjatë që do t’i marrë nga Greqia.
Tsipras tha se u ra dakord me homologun e tij francez që të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh në BE dhe në Eurozonë për një Europë demokratike dhe sociale, pasi- siç tha-, ky bashkëpunim është i nevojshëm sot në shumë se kurrë, pse neoliebralizmi po kufizon në mënyrë drastike mundësitë për ushtrimin e politikave progresive në nivel kombëtar.
Kryeministri francez theksoi se vizita e tij në Athinë përbën një mesazh mbështetjeje ndaj Greqisë, ndërsa vlerësoi përpjekjet që po bën populli dhe qeveria greke për zbatimin e marrëveshjeve me kreditorët.
Valls tha se gjatë negociatave të Greqisë me kreditorët Franca luajti rolin e hallkës lidhëse të Greqisë me BE dhe shprehu sigurinë se shumë shpejt do të disbursohet kësti i kredisë dhe se Greqia do të gjejë rrugën e zhvillimit.
Tribuna
Ndaje me miqte