0030 210 33 18 483

Turqi 11 të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tribuna 20 Janar 2018

Të paktën 11 persona gjetën vdekjen dhe 46 u plagosën në Turqi, kur autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me pemë në anë të rrugës, siç njoftuan burimet zyrtare. Pasagjerët ishin kryesisht familje që po shkonin në pistën e skive Ulundag, në Turqinë veriperëndimore. Sipas agjencisë së lajmeve Dogan, autzobusi ishte nisur nga Ankaraja në drejtim të Prusës dhe aksidenti ndodhi në provincën Eski Sehir. Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, ndërsa terreni nuk ishte rrëshqitës, siç bëri të ditur guvernatori i provincës. Dy drejtuesit e autobusit që u plagosën lehtë janë arrestuar dhe kanë filluar hetimet. Turqia është ndër vendet e para sa i përket aksidenteve automobilistike. Sipas të dhënave më të fundit, në 2016 u shënuan mbi një milion të tilla, që u kushtuan jetën 7.300 personave.

Ndaje me miqte