Turqi 90 të vrarë dhe mbi 1.100 të plagosur vendi drejt normalitetit
16 Korrik 2016
Të paktën 90 të vrarë dhe 1.154 të plagosur është bilanci i tentativës për grusht shteti që u shënua mbrëmjen e të premtes në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadollu Ajans.
Një njoftim i mëhershëm bënte fjalë për 60 të vdekur.
Agjancia Anadaollu bëri gjithashtu të ditur se rreth 200 ushtarë që ishin ngujuar një shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura në Ankara, iu dorëzuan forcave të rendit.
Autoritetet arrestuan nje numer zyrtaresh te larte ushtarake.
Gjate gjithe nates se të premtes u regjistruan perleshje mes turmave dhe forcave te armatosura.
Nje helikopter i perdorur nga ushtaret per grushtin e shtetit, u rrezua nga avionet ushtarake mbi Ankara, njoftoi televizioni NTV.
“Situata u mor nen kontroll gjate oreve te para te mengjesit te së shtunës, deklaroi kryeministri turk, Binali Yildiri.
Ai kerkoi edhe zhvillimin e nje seance parlamentare per pasditen e te njejtes dite. Pamjet televizive tregojne per nje shkaterrim te konsiderueshme te nderteses se parlamentit.
"Komplotuesit do te paguajne nje cmim shume te larte per tradhtine e tyre", deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Turqia nuk do te drejtohet nga ushtria", theksoi ai.
Te pakten 754 anetare te forcave te armatosura jane arrestuar.
Gjeneralbrigade, Nejat Atilla Demirhan ishte zyrtari me i larte ushtarak i arrestuar.
“Pese gjenerale dhe 29 kolonele u shkarkuan nga posti", njoftoi televizioni NTV.
Nderkohe, gjenerali Umit Dundar u zgjodh shef i perkohshem i shtabit te pergjithshem, pasi ai aktual, Hulusi Akar nuk eshte pare qe nga fillimi i ketij grushti shteti. (DPA)
Ndaje me miqte