Turqi Presidenca: &ldquoMund të ketë tentativë tjetër për grusht shteti&rdquo
16 Korrik 2016
Një tentativë e re për puç ushtarak mund të shënohet në çdo moment në Turqi, vuri në dukje Presidenca Turke, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter.
“Eshtë e domosdoshme që qytetarët të qëndrojnë në rrugë për t’i mbajtur nën kontroll” (rebelët potencialë), shtohet në mesazh.
Operacionet për vënien nën kontroll të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura janë në zhvillim e sipër, deklaroi një zyrtar turk.
Forcat speciale të policisë dhe ushtria marrin pjesë në këto operacione, shtoi zyrtari.
Sipas tij, më herët në mëngjes pati të shtëna armësh brenda mureve të shtatmadhorisë.
Ndaje me miqte