0030 210 33 18 483

Turqi në zhvillim një tentativë për grusht shteti

TRIBUNA 15 Korrik 2016

Kryeministri i Turqisë ka denoncuar një “aksion të paligjshëm” nga një “grup” ushtarakësh, me ura të mbyllura në Stamboll dhe avionë që fluturojnë ulët mbi Ankara. Kryeministri Yildirim citohet nga BBC ne ora 23,30 te se premtes, të ketë thënë se aksionet ushtarake nuk ishin të autorizuara, por kjo nuk ishte një grusht shteti. Ai tha se qeveria ishte në krye të detyrës. Trafiku është ndaluar në urën e Stambollit dhe atë Fatih Sulltan Mehmet. Ka raportime për të shtëna në kryeqytetin Ankara. U tha gjithashtu se tanbkle janë dislokuar jashtë aeroportit të Stambollit. Yildirim i tha televizionit NTV me telefon: “Ne jemi duke punuar mbi mundësinë e një tentative. Nuk do ta lejojmë këtë”. Ai nuk dha detaje. “Ata që janë pjesë e këtij akti të paligjshëm do të paguajnë çmimin më të lartë”, shtoi Yildirim, duke thënë se nuk do të ishte e drejtë ta përshkruajë lëvizjen si një “grusht shteti”.

Ndaje me miqte