0030 210 33 18 483

Turqi referendumi për rishikimin e kushtetutës: më 16 prill

TRIBUNA 11 Shkurt 2017

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi një rishikim kushtetues që parashikon riforcimin e pushteteve të tij dhe që do të paraqitet për referendum më 16 prill, sipas zëvendëskryeministrit, Numan Kurtulmus. “Referendumi është parashikuar më 16 prill”, deklaroi Kurtulmus në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt duke shtuar se Turqia do të hyjë në një epokë të re mbrëmjen e 16 prillit, pas referendumit. Reforma kushtetuese, votuar muajin e kaluar nga Parlamenti turk, parashikon zëvendësimin e sistemit parlamentar në fuqi me sistem presidencial. Kjo reformë do t’i mundësojë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministrat, të miratojë dekrete dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Posti i kryeministrit do të hiqet dhe do të zëvendësohet nga një ose disa zëvendëspresidentë. Teksti u miratua nga Parlamenti në sajë të një aleance mes partisë islamo-konservatore në pushte, AKP dhe partisë së djathtë nacionaliste, MHP. Erdogan theksoi se ky rishikim, që do t’i mundësojë të qendrojë në pushtet deri në të paktën 2029, është i nevojshëm për të garantuar stabilitet në krye të Turqisë, përballur me një valë të pazakontë atentatesh dhe vështirësish ekonomike.

Ndaje me miqte