0030 210 33 18 483

Turqia zotohet për hakmarrje pas shpërthimit me 28 të vdekur në Ankara

18 Shkurt 2016

Turqia është zotuar të hakmerret kundër autorëve të një shpërthim të fuqishëm në kryeqytetin Ankara që la të paktën 28 të vdekur dhe 61 të plagosur. "Turqia nuk do të ngurrojë të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje në çdo kohë, çdo vend e në çdo rast," tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Zyrtarët thanë se një makinë e mbushur me eksploziv u aktivizua të mërkurën pasdite, ndërsa disa autobusë ushtarake ishin duke kaluar në rrugë. Shpërthimi ndodhi në një zonë pranë godinës së parlamenrtit dhe ku banojnë shumë ushtarakë të lartë. Shtëllunga të mëdha tymi janë parë të ngrihen nga zona dhe dëshmitarët thanë se shpërthimi u dëgjua në të gjithë qytetin. Disa nga viktimat ishin civilë. Funeralet pritet të mbahet më vonë të enjten. Asnjë grup deri më tani ka marrë përgjegjësinë për sulmin. SHBA ka dënuar shpërthimin, nëpërmjet zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ned Price: “Ne qëndrojmë në krah të Turqisë, një aleat i NATO-s, një partner i fortë" Në një zhvillim tjetër, më vonë të mërkurën, një shpërthim dëmtoi një ndërtesë ku ndodhet një qendër kulturore turke në afërsi të kryeqytetit suedez Stokholm, thanë zyrtarët. Askush nuk është lënduar. Nuk ishte e qartë nëse incidenti është i lidhur me shpërthim në Ankara. Në një deklaratë të lëshuar disa orë pas sulmit në Ankara, Presidenti Erdogan theksoi se Turqia “do të përdorë të drejtën e ligjshme për të mbrojtur veten, kudo dhe kurdoherë”. “Jemi të vendosur të hakmerremi për këto sulme, në Turqi dhe jashtë vendit, që synojnë unitetin dhe të ardhmen tonë”, thekson presidenti turk. Erdogan anulloi një udhëtim të planifikuar në Azerbajxhan të enjten, ndërsa kryeministri Ahmet Davutoglu tha gjithashtu se nuk do të shkojë në Bruksel, ku ishte polanifikuar të merrte pjesë në takimet rreth krizës së refugjatëve. Forcat e sigurisë kryer një shpërthim të kontrolluar mbi një paketë të dyshimtë pas shpërthimit. Turqia është goditur nga një seri sulmesh në muajt e fundit, dhe ka pasur shqetësime në rritje se vendi mund të jetë në shënjestër të një tjetri sulm i madh. Nuk është e qartë se kush ndodhet pas shpërthimit në Ankara. Burime të sigurisë fajësuan edhe të ashtuquajturin Shtet Islamik (IS), edhe militantët e partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), raportoi Reuters. Një zëdhënës i qeverisë tha se sulmi ishte planifikuar mirë. Tribuna (me informacione nga BBC, Reuters)

Ndaje me miqte