0030 210 33 18 483

URGJENT: Vazhdon deri të dielën vala e motit të keq në gjithë Greqinë

Tribuna 15 Nentor 2017

Vala e motit të keq që ka përfshirë ditët e fundit Greqinë do të vazhdojë të paktën deri të dielën. Në një buletin urgjent, Shërbimi Meteorologjik Grek (EMY), paralajmëron se shtrëngatat e shiut do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme. Vende-vende do të shoqërohen nga reshje breshëri dhe erëra të forta. Më konkretisht, nga moti i keq do të goditen veçanërisht: Të mërkurën, 15 nëntor 2017: Zona e Jonit, Epiri, pjesa perëndimore e Greqisë Kontinentale (Sterea Elada), Thesalia, Maqedonia. Natën do të përfshihen edhe Sporadet dhe Evia dhe peroidikisht edhe pjesët e tjera të Greqisë kontinentale. Të enjten, 16 nëntor 2017: Periodikisht Joni, gjithë pjesa kontinentale, Evia, Sporadet dhe ka mundësi gjatë natës Cikladet perëndimore dhe Kreta perëndimore. Të premten, 17 nëntor 2017: Me gjasë Epiri deri në mëngjes. Joni (kryesisht në jug të Korfuzit), Sporadet, Evia, Cikladet, Kreta perëndimore dhe gjithë pjesa konsinentale (me përjashtim të Thrakës dhe Maqedonisë perëndimore). Të shtunën, 18 nëntor 2017: Fillimisht e gjithë Greqia, ne përjashtim të Epirit dhe Korfuzit. Deri në mbrëmje fenomenet do të shfuqizohen në Jon, në Kretë dhe në pjesën kontinentale (me përjashtim të Maqedonisë qendrore dhe lindore dhe Thrakës). Të dielën, 19 nëntor 2017: Deri në mesditë do të jetë përfshirë Maqedonia perëndimore, Thraka, ishujt e Egjeut Lindor dhe Dodekanezet.

Ndaje me miqte