0030 210 33 18 483

VLORE AKKP KALLEZON 32 PERSONA PER "FALSIFIKIM DOKUMENTASH"

18 Shkurt 2015

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me anën e një njoftimi për shtyp, ka njoftuar se ka kallëzuar në prokurorinë e rrethit Vlorë, 32 persona me akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. AKKP gjatë hetimit administrativ të kryer për verifikimin e disa tjetërsimeve të pronës dhe pasurisë shtetërore, të realizuara në vite, ka identifikuar elemente të veprës penale. Shtetasit e kallëzuar akuzohen se kanë tjetërsuar pronën shtetërore duke përdorur dokumentacion të fallsifikuar. AKKP ka ngritur një grup pune, i cili ka vepruar në bazë të rekomandimeve të Task Forcës për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore. Ky grup pune, i ngritur për të kontrolluar zonën e bregdetit shqiptar, ka marrë në shqyrtim deri tani një numër të konsiderueshëm të rasteve të përcjella nga Task Forca. AKKP ka vlerësuar se 32 personat e kallëzuar kanë shfrytëzuar përmes paraqitjes së dokumentave të falsifikuara edhe sjelljet jo ligjore të institucioneve shtetërore, duke përfituar mbi pronën shtetërore dhe dukei i sjellë një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar. AKKP do të vazhdojë të vlerësojë të gjitha rekomandimet e ardhura nga Task Forca, duke çuar përpara drejtësisë të gjithë personat dhe subjektet që me anë mashtrimesh dhe falsifikimesh kanë dëmtuar pronën shtetërore duke e tjetërsuar atë.

Ndaje me miqte