Shoqata “Vatra Labe” ka nderuar këto ditë një personalitet të artit dhe të letërisë greke dhe një mik të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shkrimtarit, aktorit dhe regjisorit Dinos Kubatis i është dhënë titulli “Kryetar Nderi i Shoqatës”, me motivacionin: “Për dy dekada mbështet komunitetin shqiptar, përmes veprës së tij të shkruar, me karakter të theksuar humanist. Themelues i “Art pa Kufij”, një takim i përvitshëm që bashkon kulturat ndërballkanike”. Dorëzimi i çertifikatës u bë nga kryetari i “Vatrës labe”, Veis Gjoka, në një ceremoni, ku si përherë në raste të ngjashem ushtoi kënga e mirë labe. Mbi veprën e Dinos Kubatis foli sekretari i çështjeve kulturore të shoqatës, poeti dhe gazetari Agim Basha, ndërsa nënkryetari Abas Goxhaj, prezantoi dhënien e titullit “Kryetar Nderi” edhe për biznsmenen e njohur dhe aktivisten e shquar humaniste në emigracion e në Shqipëri, zj. Ana Preka. Në të njëjtën kohë, shoqata nderoi edhe kryetarin e Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi. Kush është Dino Kubatis Dinos Kubatis ka lindur në Athinë. Ka studiuar për dramaturgji dhe gjuhë-letërsi frënge. Si aktor dhe regjisor ka punuar në Greqi dhe jashtë vendit; është nderuar me ?mimin Ndërkombëtar Eugene Ionesko për tërësinë e punës së tij regjisoriale, ndërsa ka fituar edhe çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për dramaturgjinë dhe letërsinë e tij. Si shkrimtar ka lëvruar gjithë zhanret dhe më shumë se njëzetë vepra të tij janë botuar, përveç Greqisë, edhe në Francë, Poloni dhe Shqipëri, e vende të tjera. Në 2007 u shpall Doktor Honoris Causa i Bizantologjisë në Universitetin e Valencias dhe anëtar nderi i Akademisë Felgueiras të Portugalisë. Vitet e fundit është mysafir i përhershëm i festivaleve poetike në Shqipëri, Kosovë e FYROM, ku është nderuar gjithashtu me çmime. Dinos Kubatis është nga intelektualët e parë grekë që u gjendën që në fillim të viteve 1990 në krah të emigrantëve shqiptarë, duke i ndihmuar e mbështetur vazhdimisht ata. PER TE PARE FOTOGRAFI NGA VEPRIMTARIA, KLIKONI POSHTE DJATHTAS TE "FOTO GALERI"