0030 210 33 18 483

Vazhdon greva plehrat mbeten rrugëve

Tribuna 28 Qershor 2017

Punonjësit e sektorit të pastrimit të bashkive kanë vendosur të vazhdojnë grevën e tyre, pasi ata e vlerësuan si të pakënaqshme ofertën e kryeministrit Tsipras gjatë takimit që patën të martën. Kështu, ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuara parqet e makinave dhe landfillet (fushat e plehrave). Greva vazhdon prej disa ditësh në shenjë proteste ndaj mosrinovimit të kontratave të punës për punonjësit sezonalë. Ministria e shëndetësisë ka paralajmëruar mbi rreziqet që mbart për shëndetin publik lënia e plehrave për ditë të tëra pa u mbledhur. Vala e të nxehtit e shton mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive, nënvizohet në një qarkore të kësaj ministrie. Konfederata sindikale e punonjësve të bashkive ka njoftuar se greva do të vazhdojë “me intensitet dhe unitet më të madh”, dhe u bën thirrje anëtarëve që të forcojnë bllokimet e landfilleve, me qëllim që edhe në rastet kur një bashki i grumbullon plehrat, të mos ketë se ku t’i hedhë ato.

Ndaje me miqte