0030 210 33 18 483

Vdes David Bowie një nga legjendat e Rockut

11 Janar 2016

Legjenda e Rock-ut, David Bowie ka ndërruar jetë pas një beteje 18 mujore me kancerin. Ai vdiq të dielën, më 10 janar, dy ditë pasi kishte mbushur 69 vjeç. Lajmi u konfirmua nga i biri i këngëtarit, Duncan Jones, në profilin e tij në Facebook dhe në Twitter. “David Bowie vdiq sot, duke patur pranë pjesëtarët e familjes, pas një beteje kurajoze me kancerin që zgjati 18 muaj. Shumë prej jush qani bashkë me ne për këtë humbje, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e këtyre momenteve gjatë kohës së zisë”. Lajmi për vdekjen e Bowie ka rënë si rrufe në qiell të kthjellët. Të premten e kaluar, më 8 janar, ditën e lindjes së tij, qarkulloi albumi i 29-të dhe i fundit i këngëtarit, me titull “Blackstar” (Ylli i zi). David Bowie, emri i vërtetë i të cilit ishte David Robert Jones, u lind më 8 janar 1947. Ishte dhe do të mbetet një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të muzikës Rock të shekullit të 20-të, kryesisht falë punës së tij në vitet 1970. Fillimisht u bë i njohur në 1969, kur kënga e tij “Space Oddity”, u rendit në Top 5 të Britanisë së Madhe. U rishfaq në 1972 me këngën Starman. Në vazhdim ndryshoi sërish stil dhe në 1975 u bë i famshëm në SHBA me këngën Fame, nga albumi Yung Americans, që arriti në numrin 1.

Ndaje me miqte