0030 210 33 18 483

Vdes Johnny Hallyday legjenda franceze e muzikës rock

ATSH- AFP 07 Dhjetor 2017

Këngëtari më i madh i rockut që Franca ka njohur ndonjëherë, Johnny Hallyday vdiq dje në mbrëmje në moshën 74-vjeçare, për shkak të një kanceri në mushkëri, njoftoi bashkëshortja e tij. “Johnny Hallyday u largua. Po i shkruaj këto fjalë duke mos i besuar. Megjithatë kjo ka ndodhur. Burri im nuk është më. Ai na la këtë mbrëmje ashtu si ai jetoi gjithë jetën e tij, me guxim dhe dinjitet”, shkruan ajo në një komunikatë. Nuk kishte shumë shpresa ditët e fundit, pas shtrimit në spital për vështirësi në frymëmarrje para një muaji. Kanceri në mushkëri ishte zbuluar në nëntor të vitit 2016. Në 57 vite karrierë, ai kishte shitur më shumë se 100 milionë disqe në epoka të ndryshme, që nga fillimi i rock’n’roll deri në vitet e fundit në ritmet e bluesit. Disa prej sukseseve të tij janë “Le Pénitencier”, “Noir c’est noir”, “Retiens la nuit”, “Que je t’aime”, “Gabrielle”, “La musique que j’aime”, “Ma gueule”, “Quelque chose de Tennessee”, “Allumer le feu”, “Marie”.

Ndaje me miqte