0030 210 33 18 483

Vendimi i ministrit: Cilët emigrantët pa leje qëndrimi lëvizin pa problem jashtë Greqisë

26 Dhjetor 2015

Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit, Nikos Toskas, ka nënshkruar urdhërin që u mundëson emigrantëve pa leje qëndrimi ushëtimin për në atdhe dhe kthimin pa problem në Greqi. Sipas ministrit, vendimi ka për qëllim t’u ofrojë shtetasve të huaj mundësinë që, pavarësisht shtetësisë, por që përmbushin kushtet e qëndrimit në Greqi, të shkojnë në vendin e tyre dhe të kthehen në Greqi, brenda periudhës kohore 1 janar 2016 deri 31 dhjetor 2016. Emigrantëve u ofrohet mundësia që të udhëtojnë më shumë se një herë. Gjithashtu, lejohet kthimi në Greqi për gjithë ata që ishin larguar dy muajt e fundit të 2015 (nëntor-dhjetor) dhe disponojnë vërtetimin e vëlfshëm se kanë aplikuar për leje qëndrimi. Emigrantët, për t’u kthyer pa problem në Greqi duhet të kenë: - Pasaportë të vlefshme - Vërtetim se kanë depozituar gjithë dokumentet e nevojshme për leje fillestare qëndrimi apo rinovim të lejes së qëndrimit (veveosi blu). - Vërtetim të posaçëm qëndrimi të ligjshëm (idiki veveosi). E drejta e daljes dhe e rikthimit nuk u ofrohet poseduesve të vërtetimit të posaçëm që u liruan nga burgu me kushte kufizuese, ndër të cilët përfshihet edhe ndalimi i daljes nga Greqia. Tribuna

Ndaje me miqte