0030 210 33 18 483

Vihet në funksionim segmenti Amfilohia Arta

Tribuna 27 Korrik 2017

Një tjetër lehtësi për qytetarët që udhëtojnë në aksin rrugor nga Athina drejt Kakavijës: Të mërkurën është dhënë në qarkullim segmenti i Ionia Odos (Autostrada Joniane), nga Amfilohia deri në hyrje të Artës. Eshtë një vepër me gjatësi 27 kilometra, pjesë e autostradës joniane me gjatësi 182 km. Me vënien në funksionim të këtij segmenti, anashkalohet rruga plot kthesa e Menidhit dhe distanca nga mbikalimi i Amfilohias deri në Arta përgjysmohet dhe do të bëhet për jo më shumë se 20 minuta. Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Hristos Strintzis, ditët e ardhshme do të përfundojë edhe lidhja e autostradës Joniane me atë Egnatia. Inaugurimi i përfundimit të plotë të autostradës Joniane do të kryhet në fillim të shtatorit nga kryeministri Aleksis Tsipras.

Ndaje me miqte