0030 210 33 18 483

Viti perfekt i Ronaldos superkampion i Europës

11 Korrik 2016

Kupa e Kampionëve në fillim, Evropiani tani dhe Topi i Artë pas disa muajsh. CR7 do ta mbyllë 2016 duke puthur Topin e Artë, pasi u dha francezëve zhgënjimin më të madh. Nuk iu desh as të luante, as edhe për të vendosur nga fusha ndeshjen e Parisit, sepse Ronaldo ishte edhe pa qenë prezent në fushë. Ishte kur duhej të ngrinte zërin kundrejt atyre që nuk donin të gjuanin penalltitë kundër Polonisë. Ishte mbrëmjen e djeshme nga jashtë fushës kur duke bërtitur i jepte kurajo shokëve të tij, një e nga një. Eshtë e drejtë atëherë që Ronaldo ngriti zërin në qiell, sepse është e drejtë që një lojtar si ai , edhe pse me një Kombëtare të vendit “të dytë”, ia doli të fitojë diçka me vendin e tij dhe për vendin e tij. Nuk ka rëndësi nëse Portugalia nuk shkëlqeu dhe ndoshta nuk bëri lojën më të bukur apo më të fortë. Rëndësi ka që fitoi, në shtëpinë e super të favorshmes Francë, në stadiumin e kujt ndihej fitues, më parë se të fitonte. Prandaj tani Ronaldo e gjithë Europa është në këmbët e tua. Pas Ligës së Kampionëve dhe tani Kampionatit Evropian, ngelet vetëm marrja e të katërtit Top të Artë. ATSH

Ndaje me miqte