0030 210 33 18 483

Vjen vala e të nxehtit me temperatura deri në 43 gradë

Tribuna 28 Qershor 2017

Vala e parë e të nxehtit për këtë vit, me temepratura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius, do të mbërrijë në Greqi ditët e ardhshme. Shërbimi Meteorologjik grek (EMY) ka nxjerrë një buletin emergjence, ku vihet në dukje se që nga e mërkura do të shënohet rritje graduale e temperaturës që do të arrijë të premten nivelin maksimal të 43 gradëve. EMY bën me dije se temperatura sipas zonave do të jetë: Zonat kontinentale: Të mërkurën, 39 gradë Të enjten, 40 - 41 gradë Të premten dhe të shtunën, 42 - 43 gradë Të dielën, në zonën perëndimore, 37-39 dhe në zonat e tjera 40-42 gradë. Në zonat bregdetare dhe ishullore: Të mërkurën dhe të enjten, 35 gradë Të premten dhe të shtunën, 36 - 38 gradë Të dielën në perëndim 33 - 35 dhe në zonat e tjera, 37-39 gradë celsius. Të hënën temperatura do të shënojë rënie graduale, që do të ndihet në të gjithë vendin.

Ndaje me miqte