Votohet Vettingu dhe ministrat teknikë
ATSH
23 Maj 2017
Kuvendi ka miratuar pas disa oresh, diskutime, mbledhje dhe debate, te gjitha pikat e marreveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te PD-se, Lulzim Basha per futjen e opozites ne zgjedhje.
Keshtu me 123 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal dhe me 118 vota pro ndryshimet ne Kodin Zgjedhor te cilat rrisin dukshem denimet per shit blerjen e votes.
Ndersa me 118 vota pro u miratuan ndryshimet ne ligjin e mediave audiovizive.
Ne perputhje me marreveshjen, u miratua edhe perberja e kater komisioneve te Vettingut.
Nga dita e sotme kryetar i KQZ-se do te jete Klement Zguri, i cili u zgjodh ne kete post me 117 vota pro, 2 kunder dhe 7 abstenim.
Ndersa Denar Biba u zgjodh anetar i KQZ-se me 113 vota pro 4 kunder dhe 4 abstenim.
Ne fund u votua edhe Erinda Ballanca si Avokate e Popullit me 112 vota pro, 4 kunder dhe 10 abstenim.
Miratohen ndryshimet në qeveri, votohen ministrat teknikë
Kuvendi ka miratuar te henen shkarkimin e zëvendëkryeministrit dhe të 6 ministrave dhe zëvendësimin e tyre me teknicienë, të propozuar nga Partia Demokratike, në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kështu Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin nga posti i zv/ Kryeministrit me 106 vota pro dhe emëroi zv/Kryeministre Ledina Mandia me 119 vota pro.
Fatmir Xhafaj është shkarkuar nga Ministër i Brendshëm me 104 vota pro dhe është emëruar në këtë post Dritan Demiraj me 107 vota pro.
Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga Ministre e Shëndetësisë me 114 vota pro dhe është emëruar në këtë post Arben Beqiri me 118 vota pro.
Olta Xhaçka ështe shkarkuar nga Ministre e Mireqenies Sociale dhe Rinisë me 113 vota pro dhe në këtë post është emëruar Xhulieta Kërtusha me 118 vota pro.
Eshtë shkarkuar Arben Ahmetaj nga Ministër i Financave me 107 vota pro dhe është emëruar Helga Vuka me 116 vota pro.
Lindita Nikolla është shkaruar nga ministre e Arsimit me 109 vota pro dhe në këtë post është emëruar Mirela Karabino me 120 vota pro.
Petrit Vasili është shkarkuar me 102 vota pro nga ministër i Drejtësisë dhe në vend të tij është emëruar Gazmend Bardhi me 106 vota pro.
Po ashtu janë votuar edhe ndryshimet në kodin penal sa i përket reformës zgjedhore me 125 vota pro.
Gjithashtu gjatë sesionit të jashtëzakonshëm parlamentar do të miratohen dhe anëtarët e opozitës në komisionet e vettingut, paketës ligjore per reformën zgjedhore; si dhe emërimin e kryetarit të KQZ-së dhe një anëtari të tij, po ashtu propozime nga opozita.
Ndaje me miqte