0030 210 33 18 483

Vret gruan dhe rrëmben fëmijën në kërkim shqiptari

07 Janar 2016

Në Greqi është publikuar identiteti i shtetasit shqiptar që dyshohet se ka vrarë bashkëshoretn dhe ka rrëmbyer fëmijën e mitur 4 vjeçar. Publikimi është bërë nga Organizata humanitare “Buzëqeshja e Fëmijës”. Sipas organizatës, bëhet fjalë për një shtetas të lindur në vitin 1981 me emrin Klodi Lesi dhe pseudonimin Xhejms. Ndërsa fëmija e ka emrin Fivos dhe mosha e tij është 4 vjeç e gjysmë. Organizata shënon se për shkak të rrethanave specifike si dhe vrasjes së të jëmës nga babai, ka gjasa shumë serioze që i mituri të gjendet në rrezik dhe prandaj është emergjente gjetja e tij. Ndërkohë, edhe policia greke nxorri një njoftim për shtyp të enjten në mesditë, ku konfirmon se është në zhvillim një operacion i gjerë për gjetjen e të dyshuarit dhe të fëmijës. Shtetasi shqiptar dyshohet se vrau me thikë bashkëshorthen e vet greke, nënë e dy fëmijve me të cilën nuk bashkëjetonte. Në vazhdim, rrëmëbu rrëmbeu djalin më të vogël dhe u zhduk. Ngjarja Një shtetas shqiptar në Greqi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten, dhe është larguar duke marrë me vete njerin prej dy djemve të mitur të familjes. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Ormila të Halkidikisë. Banorët dëgjuan britmat plot agoni të gruas dhe njoftuan policinë se diçka e dyshimtë po ndodhte. Kur uniformat blu mbërritën në vendngjarje, gjetën trupin pa jetë të gruas 41 vjeçare. Nga të dhënat e para rezulton se ajo kishte vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditje thike. I dyshuari si autor i vrasjes, me moshë 34 vjeç, thuhet se është larguar duke marrë me vete djalin më të vogël. ifti nuk bashkëjetonte prej disa kohësh dhe viktima jetonte me dy fëmijtë e mitur, të moshës 6 dhe 4 vjeç. Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe ndalimin e personit që dyshohet si autor i vrasjes. Masa të veçanta sigurie janë marrë edhe në pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë, për të parandaluar një kalim të mundshëm të të dyshuarit në Shqipëri.

Ndaje me miqte