0030 210 33 18 483

Vritet ambasadori rus pas një sulmi në Ankara

TRIBUNA 20 Dhjetor 2016

Me 3 plumba pas shpine është ekzekutuar në Turqi Ambasadori Rus, Andrej Karlov. Atentatori, i cili është një agjent policie, ka thirrur “Mos harroni Alepon” dhe më pas është qëlluar për vdekje nga forcat speciale turke. Vrasja ndodhi gjatë një ekspozitë në Ankara. Ambasadori Karlov, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me 3 plumba pas shpine. Sa i përket autorit, ai është identifikuar si Mevlut Mert Altintash, 22 vjeç. Kjo është konfirmuar nga Kryebashkiaku i Ankarasë, i cili bëri të ditur se agresori ishte një oficer policie. Kjo e ka ndihmuar atë që të kalonte lehtësisht kontrollet e sigurisë duke hyre me një armë në ambjentet e galerisë së artit. Autoritetet turke kanë njoftuar se 22-vjeçari nuk ishte në detyrë momentin kur është kryer sulmi. Altintash është vrarë menjëherë pas një operacioni të forcave speciale. Fillimisht u raportua se gjendja e ambasadorit ishte e rëndë dhe se ai u dërgua në spital. Por nuk ia ka dalë të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Në pamjet e momentit të vrasjes, shikohet Altintash i cili qëllon Karlov. Ndërsa sipas dëshmitarëve agresori pas të shtënave me pistoletë, thirri “Allahu Ekber” si dhe “Mos e harroni Aleppon. Mos e harroni Sirinë”. Vrasja e Ambasadorit Rus ndodhi në Ankara, ndërsa po merrte pjesë në një ceremoni për hapjen e një ekspozite arti të quajtur “Rusia e parë nga Turqit”. Karlov e ka nisur karrierën si diplomat në vitin 1976, i cili ka punuar për 3 dekada në Korenë e Veriut, përpara se të transferohej në Ankara në vitin 2007. Ndërsa punën si ambasador në Ankara e nisi në Korrik të 2013. Sulmi ndodhi vetëm një ditë përpara se Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut ?avushollu të nisej për në Moskë për të biseduar për Sirinë me homologun e tij të Rusisë dhe Iranit. Sipas autoriteteve Ruse, pavarësisht ngjarjes së rëndë, takimi mes palëve nuk do të anulohet. Gulen mohon Një zyrtar turk tha se "ka sheneja të forta" që personi i cili kreu vrasjen ishte pasues i klerikut mysliman Fethullah Gulen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe për të cilin Turqia thotë se ka ndihmuar drejpërdrejt në grushtin e dështuar të shtetit në korrik. Një zëdhënës i zotit Gulen mohoi që kleriku të ketë të bëjë me personin që kreu vrasjen dhe i tha agjencisë Reuters se "Gulen e mohon kategorikisht çdo pjesëmarrje në këtë akt të shëmtuar".

Ndaje me miqte