0030 210 33 18 483

Zakinthos rrihet për vdekje turisti amerikan

Tribuna 08 Korrik 2017

Një turist amerikan ka gjetur vdekjen, i rrahur egërsisht prej rreth dhjetë personave. Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Zakinthos, në një bar në zonën Lagana, që është dhe zona më turistike e ishullit. Viktima quhet Bakari Henderson, i moshës 22 vjeç dhe ishte student në Universitetin e Arizonës. Ai kishte mbërritur para pak ditësh në ishull, për pushimet verore, që do të ishin të fundit e jetës së tij të shkurtër. Mesnatën e të premtes, ndërsa po pinte brenda në ambientet e barit, amerikani i pafat pati një debat me një. turst serb. Në debat u përfshinël dhe miq të të dy palëve dhe zënka precipitoi në përplasje trup me trup. 22 vjeçari humbi ndjenjat si pasojë e goditjeve. Menjëherë u dërgua në spital, ku thjesht u konstatua se kishte ndërruar jetë. Policia, që mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, arrestoi një shtetas britanik me origjinë serbe, që ishte përgjegjës për sigurinë i barit, si dhe një shtetas grek që punonte aty si kamerier. Më pas, numri i të arrestuarve është rritur, pasi policia arrestoi gjashtë shtetas të tjerë serbë, në hotelin ku ishin strehuar. Sipas policisë, ata shfaqen në videot e sekuestruara të godasin pa mëshirë turstin amerikan. Zakinthos është nga ishujt grekë më të frekuentuar nga turistët, sidomos anglosaksonët. Vitet e fundit aty nuk kanë munguar as ngjarjet e rënda. Në 2011, dy taksistë vendas goditën për vdekje, me thika një turist anglez 19 vjeçar dhe plagosën rëndë katër shokë të tij, pas ndezjes së një sherri banal.

Ndaje me miqte