0030 210 33 18 483

Zbardhet vrasja e shqiptarit të pastrehë pranga irakianit

Tribuna 22 Prill 2017

Policia greke ka njoftuar pasditen e të premtes se ka gjetur autorin e vrasjes së një shtetasi shqiptar, trupi i të cilit ishte gjetur me 17 shkurt 2017, në bregdetin e Athinës. Një shtetas irakian është arrestuar në sheshin Omonia në Athinë dhe më pas ka pranuar se e kishte vrarë shqiptarin 47 vjeçar me një sëpatë. Sipas autorit, gjithçka ndodhi për shkak të një zënke midis atyre të dyve. Gjatë sherrit, irakiani mori sëpatën që ndodhej aty pranë dhe e goditi shumë herë në fytyrë dhe në trup, duke i shkaktuar vdekjen. Shqiptari i pafat, që njihej me emrin Jani, ishte i pastrehë dhe jetonte në një barrake në kompleksin sportiv olimpik Agios Kosmas, të cilën e ndante bashkë me irakianin. E përballonte jetesën duke kapur peshk e duke e shitur përreth vendqëndrimit të tij. Sipas banorëve të zonës ai përjetonte një dramë familjare, ishte baba i dy fëmijve, por kishte mbetur pa punë dhe për këtë arsye ishte larguar nga familja. Gjithë banorët kishin nga një fjalë të mirë që të thoshnin për të ndjerin.

Ndaje me miqte