0030 210 33 18 483

Zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares brenda të mërkurës zyrtarizimi

17 Korrik 2017

Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur pasuesin e Xhani De Biazit. Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media dhe që kanë gjetur edhe konfirmim nga burime brenda FSHF-së, me shumë mundës, tekniku i ri i kuqezinjve do të jetë Kristian Panuçi. Sipas burimeve, Presidenti Duka ka qenë shumë i pavendosur në javët e fundit, pas bisedave me shumë trajnerë, duke përzgjedhur tre emra finalë: De Kanio, Panuçi e Sedorf. De Kanio kishte në krah të tij eksperiencën, që Duka e kishte si kusht mjaft të rëndësishëm, por në ditët e fundit Panuçi ia arriti të bëhej zgjedhje e parë. Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës, po ashtu ish lojtar i Real Madrid dhe Romës ka grumbulluar shumë eksperiencë si ndihmës i Fabio Kapelos në drejtimin e Rusisë në periudhën 2012-2014 dhe kjo ka ndikuar jo pak në zgjedhjen e Dukës, që i ka besuar edhe emrit të madh të Panuçit si futbollist, një lojtar që ka punuar për shumë vite me Fabio Kapelon në vitet ’90. Edhe pse nuk ka ende një zyrtarizim nga ana e FSHF-së, burime pranë saj, kanë bërë me dije se trajneri do të mbërrijë mbrëmjen e së martës në Tiranë dhe të mërkurën do të dalë para mediave për të bërë edhe prezantimin. Christian Panucci (djathtas) në krah të Fabio Capello-s, kur ndodheshin në pankinën e Rusisë

Ndaje me miqte