?ështja evropiane po trondit ndarjet tradicionale. ?ështjet kryesore në lidhje me Bashkimin Evropian në programet e 11 kandidatëve për presidencialet franceze. François Fillon, Partia Republikane - Krijimi i një direktive politike në zonën euro - Rimëkëmje e grupit franko-gjerman -Rinegocim i marrëveshjeve të Schengen-it për kontrolle të shtuara në kufijtë e BE-së -Kundërshtim i rregullave të CEDH (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) për të drejtën e marrjes së azilit apo GPA (Metodat e riprodhimit të asistuar) -Dekretim i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë Benoît Hamon, Parti Socialiste -Ngritja në zonën euro e një asambleje me buxhetin e vet, në sajë të një takse mbi transaksionet financiare -Rigrupim i mjeteve financiare me qëllim uljen e borxhit evropian -Përcaktimi i page minimale evropiane -Pezullim i menjëhershëm i zbatimit të CETA-s (traktat i tregtisë së lirë BE-Kanada) -Rishikimin i direktivës për punonjësit e deleguar Marine Le Pen, Fronti Kombëtar -Negocim në Bruksel për daljen nga euro dhe rikthim i kufijve kombëtar pas daljes nga hapësira Schengen. Në përfundim të negociatave, referendum për qëndrimin në BE -Pezullimi i direktivës së punonjësve të deleguar -Refuzim i traktateve të tregtisë së lirë CETA dhe TAFTA (traktat i tregtisë së lirë BE-SHBA) Emmanuel Macron, Në Lëvizje! -Promovimi në të gjithë Bashkimin Evropian, pas zgjedhjeve gjermane të vjeshtës 2017, i konventave demokratike që do të përfundojnë me një projekt të miratuar nga të gjitha vendet që e dëshirojnë një fakt të tillë - Një buxhet, një parlament dhe një ministër të Financave për eurozonën -Kufizim deri në një vit të afatit të autorizuar për qëndrimin e punonjësve të deleguar -Krijimi i një force me 5 000 roje kufitare evropiane - Ruajtja e aksesit në tregjet publike evropiane në sipërmarrjet që lokalizojnë së paku gjysmën e prodhimit të tyre në Evropë -Fonde Evropiane për Mbrojtjes që do të financojnë ekipet e përbashkëta ushtarake -Kontroll të investimeve të huaja në Evropë Jean-Luc Mélenchon, ‘Franca e pamposhtur‘ -Negocimi me BE për ndryshim të traktateve evropiane. Fundi i pavarësisë së Bankës Qendrore,pezullim i paktit financiar evropian, zhvlerësim i euros në raport me dollarin - Plani B, nëse dështojnë negociatat, dalje nga traktatet evropiane pas referendumit -Distancim nga marrëveshja e CETA Kandidatët e tjerë - Nicolas Dupont-Aignan, Në fillim Franca, zëvendësim i BE nga një Bashkësi e shteteve evropiane, mbajtja e një monedhe të përbashkët por jo të vetme - Philippe Poutou, Partia e re antikapitaliste: për një Evrop të popujve dhe punonjësve - Nathalie Arthaud, Luftë e punëtorëve: krijimi i shteteve të bashkuara socialiste të Evropës - François Asselineau: dalje nga BE dhe euro - Jacques Cheminade: dalje nga BE dhe euro - Jean Lassalle: rigjetja e formave të reja të ndryshimit në Evropë.