0030 210 33 18 483

AEK, mijëra tifozë në festën e kampioneve

Tribuna TV 05 Maj 2018

Ajo që tifozët e AEK-ut kanë pritur me durim për 24 vjet ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

Ora ishte 21,18 kur kapiteni Petros Mandalos mori nga duart e presidentit të Super League kupën e kampionit dhe e ngriti në qiellin e Rizupolit, para miqve të AEK-ut që kishin mbushur plot e përplot stadiumin “Antonis Kamaras”.

Pasi tifozët zbritën në fushë që t’i bashkoheshin ekipit në xhiron e triumfit.

Dhe menjëherë më pas festa vazhdoi në Nea Filadelfia.

Edhe pse binte shi i rrëmbyeshëm, mijëra tifozë i shkonin nga mbrapa autobusit të kampionëve që u shfaq pak minuta para mesnatës. Sipër tij, lojtarët e traineri maolio Himenez dhe sigurisht, kupa e kampionit të Greqisë.

Në tribunën e ngritur enkas për festën, u shfaq për pak edhe bosi i klubit, Dimitris Melisanidis.

Ndaje me miqte