0030 210 33 18 483

AEK, programi i ndeshjes kundër Ajaksit në Amsterdam

Tribuna TV 17 Shtator 2018

AEK i Athinës do të niset të martën paradite (18 shtator), për në Amsterdam, ku të mërkurën do të përballet me Ajaksin në premierën e grupit të 5-të të Champions League. Lojtarët do të grumbullohen të hënën në qendrën stëvitore në Spata dhe prej andej do të nisen për në aeroport.

Programi që njoftoi AEK-u për dy ditët e ardhshme është si më poshtë:

E martë, 18 shtator

10,30: Nisje e ekipit me fluturim charter, me destinacion Amsterdamin.

14,00 (14,00 sipas orës lokale), mbërritja në Amsterdam.

16,15 (15,15 sipas orës lokale): Konferenca për shtyp e Ajaksit në sallën e medias të stadiumit “Johan Cruyff Arena”.

17,00 (16,00 sipas orës lokale): Stërvitje e Ajaksit në qendrën stërvitore të ekipit.

19,30 (18,30 sipas orës lokale): Konferenca për shtyp e trainerit të AEK-ut Marinos Uzunidis.

20,00 (19,00 sipas orës lokale): Stërvitje e AEK-ut në Johan Cruyff Arena, 15 minutat e para të hapura për median.

Ndaje me miqte