0030 210 33 18 483

AEK, Uzunidhis optimist për ndeshjen në Glasgou

Tribuna TV 07 Gusht 2018

Traineri i AEK-ut Marionos Uzunidhis ka shprehur optimizmin që ekipi i tij do të përballet ashtu siç duhet me Celtic-un në ndeshjen për turin e tretë eliminator për Champions League-n (të mërkurën, ora 21,45 / Cosmotesport 1).

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Është ndeshja e parë e kësaj faze. Kundërshtari ynë paraqet tjetër ekip brenda fushës dhe tjetër kur luan jashtë. Duhet të paraqitemi në atë mënyrë që rezultati të na japë shpresa për ndeshjen e kthimit. Kishim një të papritur me Petron (Mandalos), mirëpo djemtë e tjerë janë mirë. Kemi punuar shumë mbi kundërshtarin dhe dua të besoj që do të paraqitemi të fortë”, deklaroi Uzunidhis paka para nisjes për në Glasgou.

Ndaje me miqte