0030 210 33 18 483

Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, i dyti ndër më të mirët në botë

Tribuna TV 07 Qershor 2018

Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, “Eleftherios Venizelos", është përzgjedhur i dyti në listën e aeroporteve më të mira të botës.

Me një diferencë të vogël nga Hamadi, aeroporti e Dohas në Katar, Aeroporti ndërkombëtar i Athinës merr vlerësime të shkëlqyera mbi saktësinë dhe cilësinë e shërbimeve që ofron.

Aeroporti Ndërkombëtar Hannada i Tokios renditet i treti, pasuar nga Aeroporti i Köln-Bonn (CGN) në Gjermani.

Në listën e përgatitur nga AirHelp, përfshihen 141 aeroporte nga e gjithë bota.

AirHelp është një kompani që ofron asistencë juridike për pasagjerë të linjave ajrore që kanë përjetuar një anulim fluturimi, vonesë ose mbingarkesë, në udhëtimet brenda ose jashtë territorit të BE-së.

Renditja e aeroporteve është bërë mbi bazën e tre kritereve: cilësinë e shërbimeve, saktësinë e kohës së fluturimit dhe performancën e aeroporteve në rrjetet sociale.

Ndaje me miqte