0030 210 33 18 483

Agjërim deri në vdekje në Kenia: në 73 pasues numri i të vdekurve të një sekti

Tribuna News Network 24 Prill 2023

Trupat e 73 ndjekësve të Kishës Ndërkombëtare të Lajmeve të Gëzuara,   u gjetën në pyllin Sakahola dhe hetimet janë në vazhdim.

"Deri më tani kemi gjetur 73 trupa në pyll" dhe kërkimi do të vazhdojë nesër, tha një burim policor për AFP.

Kush është udhëheqësi i sektit

Paul Mackenzie Dhenge, njeriu i akuzuar për vdekjen nga uria e ndjekësve të tij në Keninë lindore, është një ish-shofer taksie, i cili në vitin 2003 e deklaroi veten "pastor" dhe predikimi ekstrem, e ka çuar në arrestimin e tij dy herë në vitet e fundit.

Sot, Mackenzie Dhenge akuzohet për "Masakrën e Sakaholës" – sipas emrit të pyllit ku u gjetën dhjetëra trupa të anëtarëve të Kishës Ndërkombëtare të Lajmeve të Gëzuara, të cilën ai e themeloi në vitin 2003.

Policia, në një deklaratë të 14 prillit, fillimisht tha se autoritetet lokale ndërhynë pasi u informuan se "qytetarë të pafajshëm po vdisnin nga uria duke besuar se do të takonin Jezusin". Po atë natë Paul Mackenzie Dhenge, duke e ditur se ishte në kërkim, u dorëzua në polici. Paul Mackenzie Dhenge, do të dalë përpara gjykatës në 2 maj.

Ndaje me miqte