0030 210 33 18 483

Agjencia greke e lajmeve: Bimët medicinale të Janinës, në shënjestër të shqiptarëve

21 Maj 2018

Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, grumbullimi i paligjshëm i bimëve medicinale nga ana e shtetasve shqiptarë, është shndërruar në një problem për policinë vendase. Jo vetëm në kufi, por edhe në brendësi të territorit grek.

Të dielën, shkruan ANA-MPA, u arrestuan në Anilio, afër Mecovos, dy shtetase shqiptare të moshës 39 dhe 44 vjeçe, për grumbullim të paligjshëm bimësh medicinale.

Dy gratë u arrestuan ndërsa kishin mbledhur 27,2 kg nga bima Primula Veris.

Të premten, në Aetomilica, në këmbë të malit Gramoz, ishte arrestuar një tjetër shtetas shqiptar, me moshë 49 vjeç., pasi ky kishte mbushur disa thasë me 130 kg nga bima e murrizit. Përveç kësaj, ai kishte hyrë në territorin grek pa dokumente të rregullta.

Sipas të dhënave të policisë, vetëm muajin e fundit janë konfiskuar 514 kilogramë bimë medicinale të mbledhura në mëyrë të paligjshme nga shtetas shqiptarë, ndërsa janë kryer edhe 15 arrestime, përfundon agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA.

Ndaje me miqte