0030 210 33 18 483

Akropoli me ndriçim të ri, siç nuk e keni parë kurrë

Tribuna TV 01 Tetor 2020

Partenoni dhe pesë monumente të tjerë në shkëmbin e shenjtë të Akropolit, janë shfaqur mbrëmjen e të mërkurës me një sistem të ri ndriçimi, në një ceremoni ku morën pjesë presidentja e Republikës, Ekatrini Sakellaropoulou, kryeministri kyriakos Mitsotakis, ministrja e Kulturës Lina Mendoni dhe presidenti i Fondacionit Onassis, Antonis Papadimitriou.

25 shekuj më pas, dhurata e heroit mitik ndaj njeriut mori trajta të panumërta. U dha jetë shkencave dhe zbulimeve duke përmirësuar jetën tonë. Sot rikthehet në atë rrugëtim të parë. Flaka antike shndërrohet në një rrugë të ndritshme moderne. Drita e shekullit 21 përqafon Akropolin.

Kjo është një festë përtej kufijve dhe gjuhëve. Vlerat që u lindën në këtë vend përbëjnë një arritje mbarënjerëzore”, nënvizoi kryeministri Mitsotakis në përshëndetjen e tij.

Demokracia dhe vlerat e Athinës klasike nevojiten më shumë dritë në ditët tona, pasi ka disa që ende vënë në diskutim sistemin politik dhe aftësinë që të sjellë barazi dhe pjesëmarrje të drejtë në procesin politik.

Kërkojnë edhe evidentimin e atyre anëve që do të shpien tek reflektimi për rregullat demokratike.

Pikërisht kjo po ndodh tani me mënyrën e re të njohjes me Akropolin. Ndriçimi i mëparshëm ishte bërë 15 vite më parë dhe koha e brejti. Teknologjia e kishte tejkaluar”.

Ndryshimi që po nis sot ishte një përzgjedhje e ndërgjegjshme. Të riinkuadrohet në përditshmërinë bashkëkohore simboli i Greqisë klasike.

Qëllimi praktik ishte i dyfishtë: Nga njera anë të dalë në pah ambienti me volumin dhe gjeometrinë e tij.

Nga ana tjetër, të modernizohen instalimet, duke fituar më shumë rezistencë dhe më pak ndikim energjitik.

Dhe vetë Akropoli përbën një monument kujtese, një pishtar krijimi dhe një busull shekullore.

Me rivendosjen e projektorëve, për herë të parë do të mund të shikohen edhe në orët e natës, monumentet e shpatit jugor.

Dhe drita do të shpërndahet në tri zona: mbi shkëmbin, në nivelin më të ulët. Te muret, në mes. Dhe te vetë monumentet në nivelin më të lartë.

Me tension të ndryshueshëm, të gjitha pjesët do të projektohen si pjesë autonome, por njëkohësisht edhe pjesë të pandara të një tërësie unike.

Ndërsa përshkallëzimet kromatike do të theksojnë tash e tutje, në thellësi, relievin, por edhe plasticitetin e çdo vepre.

Në tre dimensione përndryshe, përjetohet edhe vetë koha mbi mermer: E kaluara në frymëzimin. E tashmja në reflektimin. Dhe e ardhmja në perspektivën.

Dhe një mjedis lehtësisht të arritshëm. Shkallët e sotme i zëvendësoi një ashensor me kapacitet të madh.

Në pandeminë që ka përfshirë sot gjithë botën, streha dhe arma jonë janë vlerat e solidaritetit dhe të barazisë. Dhe ato vlera që u sendërtuan në këshillat mjekësore të Hipokratit dhe mençurinë politike të Perikliut. Duke ndriçuar sërish Akropolin, u japin simbolikisht, një fuqi akoma më të madhe.

Presidenti i Fondacionit Onassis (që financoi projektin), Antonis Papadhimitriou, vuri në dukje se “për ne, në Fondacionin Onassis, ishte përmbushje e një obligimi që t’i përgjigjemi ftesës së shtetit  për bashkëveprim në riplanizimin e ndriçimit të Akropolit të Athinës, duke ndriçuar në këtë mënyrë kuintesencën e paprekshme të historisë.

E vërteta e demokracisë dhe vlera e të drejtave të njeriut duhej të ndriçoheshin simbolikisht. Sot, më tepër se kurrë më parë, nevojitet që si qytetarë të botës ta vështrojmë Partenonin më të ndritshëm, me të dallueshëm dhe ngushëllues se kurrë.

Në konjukturën e errët me të cilën po përballemi, në krizën e pandemisë që kërcënon të na zaptojë, drita ngjan të jetë simboli më i fuqishëm.

Ndaje me miqte