0030 210 33 18 483

Aksidentet rrugore në Atikë, 17 të vdekur dhe 694 të plagosur gjatë muajit tetor

TV TRIBUNA 04 Nentor 2019

17 njerëz kanë humbur jetën dhe 649 janë plagosur (14 prej të cilëve rëndë). Ky është bilanci tragjik i 612 aksidenteve automobilistike të ndodhura në Atikë gjatë muajit tetor 2019, sipas të dhënave që publikoi drejtoria e Policisë Rrugore.

Shkaqet kryesore të aksidenteve kanë të bëjnë me drejtimin e pakujdesshëm të mjetit, mosrespektimi i tabelave të sinjalistikës dhe i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, ndërsa mospërdorimi i skafandrës mbrojtëse nga drejtuesit dhe pasagjerët e motoçikletave solli, në shumë raste, plagosjen e rëndë të tyre.

Ndaje me miqte