0030 210 33 18 483

Aksidenti në afërsi të Kavalës, humbin jetën 6 emigrantë

Tribuna TV 08 Qershor 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Kavalës. Si rezultat, kanë humbur jetën 6 emigrantë, tre prej të cilëve fëmijë.

Aksidenti tragjik ndodhi në orën 6,50 të mëngjesit të së premtes, në aksin rrugor Ksanthi-Kavala të autostradës Egnatia. Saktësisht pas daljes nga tuneli i fundit dhe disa kilometra nga mbikalimi i daljes për në qytetin e Kavalës.

Furgoni me të cilin po udhëtonin emigrantët u përmbys dhe ra në kanalin në anë të rrugës.

Ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit ishte e menjëhershme, por bilanci i aksidentit ishte shumë tragjik.

6 të vdekur, tre nga të cilët fëmijë të moshës 5, 9 dhe 12 vjeç.

Dhjetë persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Kavaklës. Tre prej tyre raportohet të jenë në gjendje të rëndë.

Emigrantët ishin të gjithë nga Siria e Irani dhe kishin hyrë ilegalisht në Greqi.

Ndaje me miqte