0030 210 33 18 483

Aktorja e njohur mes viktimave të zjarrit, identifikohet trupi pa jetë

TV TRIBUNA 30 Korrik 2018

Aktorja e njohur Hrysa Spilioti, e cila rezultonte e zhdukur që pej të hënës së kaluar, ndodhet mes viktimave të zjarrit në Mati. Identifikimi i saj është kyer të dielën dhe lajmi është publikuar në Facebook nga mikesha e ngushtë e të ndjerës, Anneta Papathanasiu.

"Të dashur miq, mikja ime e ngushtë prej 32 vjetësh, Hrysa Spilioti u identifikua dhe është zyrtaisht e vdekur", shkruante statusi lakonik.

Të premten ishte identifikuar edhe trupi i bashëshortit të saj, Dimiri Turnaviti.

Aktorja e njohu ndodhej në Mati në banesën e verimit bashë me të shoqin. Siç u tha që në fillim, shtëpia si dhe varka e tyre ishin djegur, ndërsa makina e tyre u gjet në afërsi të bregdetit.

Cila ishte Hrysa Spilioti

Hrysa Spilioti ishte aktore, regjisore dhe shkrimtare. Me studime për dramaturgji dhe aktrim në Grqi dhe në Francë, ajo punoi për mjaft kohë në skenë, duke intepretuar role të rëndësishëm nën drejtimin e regjisorëve më të njohur grekë.

Që nga fillimi i viteve 1980, ajo debutoi dhe në një sërë serialesh televizivë.

Krahas teatrit, iu përkushtua më shumë letërsisë dhe dramaturgjisë. Pjesë teatrale të saj u ngjitën në skenat më të rëndësishme greke, ndërsa shfaqja "Kush e zbuloi Amerikën?", u përkthye në shtatë gjuhë. Kritika kishte mirëpritur edhe përmbledhjet me tregime.

Ndaje me miqte