Aleancë e re strategjike BE-Indi
ATSH
25 Prill 2022
BRUKSEL, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian dhe India krijuan një aleancë të re për tregtinë, teknologjinë dhe sigurinë, njoftuan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri indian, Narendra Modi në Nju Delhi.
”Të dyja palët ranë dakord që ndryshimet e shpejta në mjedisin gjeopolitik nxjerrin në pah nevojën e angazhimit të përbashkët strategjik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të rastit.
Këshilli i Tregtisë dhe Teknologjisë BE-Indi do t’u lejojë të dy palëve të harmonizojnë politikat dhe shqyrtimin e sfidave të përbashkëta në fusha të rëndësishme për progres të qëndrueshëm të ekonomisë evropiane dhe asaj indiane.
”Bashkimi Evropian dhe India janë të lidhura prej dekadash në një partneritet të ngushtë dhe janë të vendosura për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me sfidat dhe rrethanat gjeopolitike”, theksuan Von der Leyen dhe Modi duke kujtuar 60 vjet marrëdhënie diplomatike mes BE-së dhe Indisë.
Këshilli i ri i Tregtisë dhe Teknologjisë BE-Indi është një aleancë e paprecedentë, ndërkohë që për Brukselin ka edhe një partneritet të ngjashëm, të nisur në qershor 2021, me SHBA.
Ndaje me miqte