0030 210 33 18 483

Alegri: Ronaldo është mirë, po bën gjithçka për të luajtur ndaj Ajaksit

06 Prill 2019

Pesë ditë përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër ekipit të holandez të “Ajaksit”, trajneri i “Juventusit”, Masimiliano Alegri u shpreh se portugezi po bën gjithçka për të qenë prezent në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për bardhezinjtë.
“Ronaldo është mirë” dhe po bën gjithçka për të luajtur në këtë takim”, e shpreh Alegri gjatë një dalje për mediet.
Ronaldo pësoi një dëmtim gjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 me Kombëtaren e Portugalisë, duke e lënë jashtë fushave të blerta për disa ndeshje.

Ndaje me miqte