JULI NDRIKO
06 Maj 2023
Ambasadoren shqiptare në Athinë, zonjën Luela Hajdaraga e njohin si një femër dinamike, dhe një personalitet të fortë me aftësi komunikuese, dhe dije të thella.
Me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e misionit diplomatik, Hajdaraga ka bërë intensifikimin e përpjekjeve për të krijuar një platformë bashkëpunimi midis dy shteteve, përmes dialogut të vazhdueshëm.
Zonja Hajdaraga, një diplomate me përvojë është e përkushtuar në misionin e saj, si një ambasadore moderne në një botë që ndryshon shpejtë. Me një pasion të vërtetë për punën e saj, synon të ndihmojë në marrëdhënie të forta diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë në një kohë kur ka pasur frikë dhe mosbesim reciprok mes tyre. Por,për Zonjën Hajdaraga, ky mision nuk është vetëm një detyrë, por një sfidë ndaj vetes për të arritur sesionin e harmonizimit midis vendeve fqinje. Duke ecur me mendjen optimiste dhe me thellësinë e saj,ka arritur ta forcojë profilin e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar.
Si një ambasadore e ndjeshme dhe e mençur, Zonja Hajdaraga vlerëson vlerat e lirisë së shtypit, të drejtat e njeriut dhe respektin për minoritetet në Greqi. Duke qenë e informuar mirë për situatën aktuale në të dy vendet, me devocion dhe një angazhim të palodhshëm që nxit dialogun e hapur dhe konstruktiv për bashkëpunimin ndërmjet qeverisë greke për të shërbyer intereseve të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Në kontekstin e raporteve me komunitetin shqiptar në Greqi, Luela Hajdaraga ka mbështetur komunitetin shqiptar, duke përfshirë përmbushjen e nevojave specifike të tyre për arsim dhe trajnim, si dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të komunitetit.
Si një promotore e kulturës dhe gjuhës shqipe, Hajdaraga ka ndërmarrë disa nisma , një nga arritjet më të freskëta të zonjës Hajdaraga ka qenë implementimi i projekteve të ndërgjegjshme për të mbështetur aktivitete, si promovimi i kulturës shqiptare nëpërmjet festivalit "Jazz in Albania", i cili është organizuar në Athinë dhe ka fituar shumë vlerësime pozitive.
Luela Hajdaraga me një shquarje diskrete, disi të hijesuar të vizioneve të veta me pasion për një marrëdhënie mbi bazën e respektit dhe empatisë midis dy popujve, duke e bërë Shqipërinë dhe Greqinë më të afërta dhe më të lidhura se kurrë më parë.
Ambasadorja Luela Hajdaraga është një figurë e rëndësishme ndërkombëtare dhe një burim inspirimi për shumë njerëz. Me një angazhim të paepur, ajo synon të vazhdojë të punojë fort dhe të ndihmojë në rikthimin e një atmosfere të mirëbesimit dhe miqësisë, dhe që në diplomaci quhet ligji i shenjtë i reciproritetit. Shpresojmë që ajo do të vazhdojë të përfaqësojë me sukses Shqipërinë në Greqi dhe të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve që jetojnë atje.