Ampelokipoi: Në prokurori autori i vrasjes me thikë të kuzhinës
Tribuna News Network
18 Prill 2023
Sot ekspertiza mjeko-ligjore – Prania e një gruaje në momentin e vrasjes është mister.
Vrasja e egër me një viktimë 45-vjeçare mbrëmjen e së dielës së Pashkëve në Ampelokipi ka shkaktuar tronditje në shoqërinë greke.
Gjithçka nisi pak pas orës 22:00 të së dielës mbrëma, kur dy polakë u grindën brenda një shtëpie përdhese ë rrugën “Bernardaki”. Në një moment dhe teksa dy burrat kishin pirë shumë, duket se kanë debatuar.
Situata doli jashtë kontrollit dhe u kthye në një sherr të egër. Më pas 60-vjeçari ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka plagosur për vdekje 45-vjeçarin.
“Isha i dehur” dyshohet se kanë qenë fjalët e para të sulmuesit. 60-vjeçari Dariusz A., shtetasi Polak, do të dalë sot para prokurorit me akuzën e vrasjes me dashje.
Vrasja u krye në prani të një gruaje, informacionet e fundit tregojnë që , dy burrat kishin qenë miq dhe atë natë fatale të të dielës së Pashkëve ata kishin një debat të ashpër.
Pasi dy personat kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli, 60-vjeçari ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka plagosur për vdekje 45-vjeçarin, në prani të një gruaje e cila ndodhej gjithashtu në shtëpi. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Ndaje me miqte