0030 210 33 18 483

Anija "Butrinti" shpëton tre gomone me 37 emigrantë të paligjshëm në ujërat greke

Tribuna News Network 15 Gusht 2023

3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke nga anija "Butrinti".

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë natës së kaluar, anija "Butrinti", e cila është pjesë e misionit "Sea Guardian" në detin Egje, ka kryer me sukses tre operacione shpëtimi në det.

Me fat, të gjithë personat gëzojnë shëndet të mirë.

"Kalimi i paligjshëm në detin Egje paraqet një sfidë të madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Ne besojmë plotësisht se vetëm përmes bashkëpunimit mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantohet jeta dhe siguria e të gjithë atyre që ndodhen në këto situata" - njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ndaje me miqte