0030 210 33 18 483

Anthony Blinken: Sekretari amerikan i Shtetit do të jetë në Ankara të shtunën

Tribuna News 03 Janar 2024

Vizita e Sekretarit të Shtetit Blinken u njoftua nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të vizitojë Ankaranë të shtunën e ardhshme për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, siç raportohet sot nga rrjeti televiziv shtetëror turk TRT.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken, më 27.12.2023.

 

Komunikimi u zhvillua nën “hijen” e vendimit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Turqisë për miratimin e protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, por sipas burimeve diplomatike turke u diskutua edhe për zhvillimet në Qipro.

Duke iu referuar vendimit të Komisionit të Jashtëm të Turqisë për Suedinë, Hakan Fidan vuri në dukje se procesi vazhdon në Asamblenë Kombëtare të Turqisë, në pritje të miratimit edhe nga Plenari.

 

Lidhur me çështjen e shitjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16 në Turqi, Hakan Fidan mësohet të ketë deklaruar se pala turke pret që qeveria amerikane dhe Kongresi të veprojnë në përputhje me frymën e aleancës dhe të përmbushin angazhimet e tyre.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Gaza, ku pala turke rikujtoi se duhet të ketë armëpushim sa më shpejt dhe të nisin negociatat për paqe të përhershme.

 

 

 

 

Ndaje me miqte