0030 210 33 18 483

Anti Covid, çfarë masash janë në fuqi që prej të hënës

TV TRIBUNA 13 Shtator 2021

Që nga e hëna 13 shtator në Greqi kanë hyrë në fuqi masat e reja që synojnë përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, kryerja e testeve do të jetë instrumenti kryer për hyrjen e të pavaksinuarve në ambientet publike të brendshme.

Qeveria ka përcaktuar se çmimi maksimal i një testi rapid është 10 euro, ndërsa i testit molekular PCR, 60 euro.

Çmimet maksimale mund të ndryshojnë në se testi kryhet jashtë klinikave dhe laboratorëve privatë; në këtë rast çmimi është i liberalizuar.

Që nga e hëna 13 shtator, punonjësit e pavaksinuar të sektorit publik dhe atij privat, duhet të bëjnë një test në javë dhe ta paguajnë vetë.

Ndërsa arsimtarët, pedagogët, akademikët, punonjësit e turizmit, të gastronomomisë, ata që punojnë në televizione, teatro, produksione muzikore dhe koreografike, duhet të bëjnë dy teste në javë. Gjithmonë është fjala për ata që nuk janë vaksinuar.

Për hyrjen në ambientet e mbyllura të punës, të argëtimit, të kulturës dhe të sportit, është e domosdoshme certifikata e vaksinimit. Ndërsa të pavaksinuarit duhet të kenë me vete dhe të tregojnë test negativ, rapid apo PCR.

Sipas ligjit, punëdhënësi ka të drejtën të dijë se cilët prej punonjësve janë vaksinuar dhe cilët jo.

Ata që nuk janë vaksinuar nuk mund të bëjnë test falas në njësitë shtetërore, para se të udhëtojnë.

Sa i përket përdorimit të maskës, ajo është e detyrueshme në gjithë ambientet e jashtme ku ka grumbullime njerëzish.

Ndaje me miqte