0030 210 33 18 483

Anti Covid, hiqet shumica e masave kufizuese

TV TRIBUNA 30 Prill 2022

Që nga e diela, 1 maj, Greqia heq pjesën më të madhe të masave kufizuese për mbrojtjen nga Covid 19, duke ndjekur rrugën e hapur prej shteteve të tjera europiane, dhe duke iu rikthyer normalitetit.

Kështu, nga 1 maji 2022

Pezullohet Covid Pass, domethënë hiqet detyrimi për të treguar certifikatën e vaksinimit apo të sëmundjes.

Kapacitetit i njësive tregtare dhe i gjithë objekteve të tjera, përfshirë mjetet e transportit publik, rikthehet në 100 për qind.

Hiqet detyrimi për të treguar certifikatën europiane të vaksinimit në pikat e kalimit kufitar për në Greqi, përfshirë aeroportet.

Tash e tutje të pavaksinuarit do të duhet të bëjnë vetëm një rapid test në javë (nga dy që ishte deri më sot), për t’iu lejuar hyrja në vendin e punës.

Përjashtim bëjnë vetëm punonjësit e pavaksinuar në për spitale dhe qendrat e pritjes së refugjatëve, që do të vazhdojnë të bëjnë dy teste në javë.

Sa i përket maskës, komisioni i ekspertëve rekomandon që ajo të mbahet në ambientet e brendshme.

Në ambientet e jashtme nuk nevojitet mbajtja e maskës.

Gjithsesi, ekspertët këshillojnë që në ambientet ku ka grumbullime të mëdha njerëzish, maska të mbahet.

Ndaje me miqte