0030 210 33 18 483

Antiseptikë dhe dezinfektues, deri në 3 copë për çdo person

TV Tribuna 21 Mars 2020

Deri në 3 copë antiseptikë do të mundë të marrë dikush në supermarket apo në farmaci. 
Kjo rezulton nga akti i fundit normativ i qeverisë greke, në një përpjekje për t'iu përgjigjur nevojave në rritje për antiseptikë, por edhe për të luftuar rastet e spekulimit.
Akti normativ i firmosur nga ministri i Zhvillimit, përcakton se "njësitë tregtare mund të disponojnë për konsumatorët maksimumi nga 3 copë për çdo klient nga artikujt e mbrojtjes individuale dhe higjienës personale:
- Produkte dezinfektimi
- Produkte alkooli etilik
- Produkte antiseptike".
Sa i përket luftimit të spekulimeve me çmimet, Akti normativ përcakton se marzhi i fitimit nuk mund të jetë më i lartë nga sa ishte para 1 shkurtit 2020, ndërsa për kundravajtësit parashikohen gjoba deri në 1.000 euro për çdo rast shkeljeje.

Ndaje me miqte