0030 210 33 18 483

Apel i Lobit Euro Atlantik Shqiptar: Askush mos të mbetet pa ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit

Shukri YMERI

07 Dhjetor 2019

Të nderuar bashkatdhetarë,

Jeni dëshmitarë të viktimave, të plagosurve dhe të shkatërrimeve masive që i shkaktoj tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë me 26 nëntor.

Duke ndjerë thellësisht dhembjen shpirtërore  për të gjithë ata që pësuan nga ky termet tragjik për popullin tonë, Lobi Euro Atlantik Shqiptar, ju fton edhe njëherë bashkatdhetarë të respektuar, juve biznesmenë të nderuar, lobistë e lobiste, që të japim kontributin tonë të domosdoshëm, në ndihmë  motrave dhe vëllezërve tanë në Shqipëri. Kontributi juaj financiar, do të ndihmojë në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar i cili asnjëherë në histori nuk u gjunjëzua, falë solidaritetit dhe unitetit gjithëkombëtar të popullit tonë. 

Skenat e rënda të qytetarëve që jetojnë në kushte të pavolitshme, nën çadra në shi e të ftohtë, ta këpusin shpirtin.

Të dashur bashkatdhetarë,

Jam i vetëdijshëm se tashmë në shumë vende të botës, aktiviteti për ndihma nuk po mungon. Megjithatë, ky apel imi, është edhe një thirrje tjetër për të gjithë ata që deri në këto çaste, për arësye të ndryshme, nuk kanë mundur të kryejnë këtë obligim të madh kombëtar.

Lobi Euro Atlantik Shqiptar, qëndron fuqishëm në mbështetje të të gjithë juve për të ndihmuar të pastrehët, sepse në këtë mënyrë, si gjithëherë në histori, do të fitojmë edhe këtë betejë që erdhi nga natyra.

Lavdi për të gjithë ata që pësuan, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rimëkëmbje sa më të shpejtë të vendit.

Rroftë populli shqiptar kudo ku që ndodhet!

Në emër të Lobit Euro Atlantik Shqiptar:

Shukri Ymeri, kryetar

Ndaje me miqte