0030 210 33 18 483

Apeli dramatik i epidemiologes: Kemi dhe shumë rrugë akoma..

TV Tribuna 01 Dhjetor 2020

Vana Papaevangelou, anëtare e komisionit të ekspertëve

Është e qartë se numri i infeksioneve është ulur në shumicën e zonave të vendit.

Megjithatë, është gjithashtu e qartë se masat e distancimit social që u vendosën në nivel kombëtar pas lokdaunit të dytë nuk u respektuan nga të gjithë.

Këtë e shikojmë në lëvizjet në rrugë, nuk nevojitet logjistika e teknologjisë së avancuar për ta kuptuar këtë.

Përvoja, sa nga pranvera, aq edhe nga vala e dytë, tregon se masa më efektive për ndërprerjen e shpërndarjes së virusit, është përdorimi total i maskës dhe reduktimi dramatik i kontakteve tona.

Të dhënat epidemiologjike tregojnë vërtet uljen e infeksioneve, uljen e treguesit pozitiv të testeve, por edhe të indeksit Rt që ra nën nivelin 21 në gjithë rajonet e vendit.

Bëmë të gjithë një luftë të madhe që ta arrijmë këtë.

Ulja jo drastike e infeksioneve ka si rezultat zgjatjen e pandemisë, humbjen e bashkëqytetarëve tanë, presionin ndaj spitaleve, pasoja të konsiderueshme në ekonominë e vendit, por edhe shfaqjen e një lodhjeje të shtuar te të gjithë ne.

Sjellja e të gjithë neve, por edhe e secilit veç e veç, kanë rëndësi kruciale.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë, se grumbullimet tregojnë mungesë respekti ndaj shëndetit publik, ndaj vetmohimit të gjithë mjekëve dhe infermierëve, por edhe ndaj bashkëqytetarëve tanë që respektojnë me devocion masat dhe ju garantoj që nuk janë pak, por është shumica e popullsisë.

Duhet të tregojmë respekt ndaj gjithë atyre që humbën jetën nga koronavirusi.

Duhet të mendojmë gjithë ata heronj të vijës së parë, të sistemit kombëtar të shëndetësisë që japin çdo ditë betejën e tyre.

Duhet të mendojmë gjithashtu dhe gjithë ata që janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, të cilët gjatë lokdaunit nuk kanë mundësi të punojnë dhe jetojnë me agoninë e papunësisë.

E vetmja e sigurt është se kemi ende shumë rrugë përpara. Do të thosha shumë muaj...

Ndaje me miqte